Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 22 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra në sekondë.







