Ka përfunduar protesta e 15-të e iniciativës “Jo në emrin tim”, e mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë protestës pati fjalime dhe aktivitete të ndryshme, ndërsa pjesëmarrësit kundërshtuan aktgjykimin dhe kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Ndërkohë, nesër në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu”, platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar protestë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.







