TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërçeli për Avdullah Hotin: S’dërgohet vendi në zgjedhje për inatet që i ke me Bekim Sejdiun

by teve1
23 minuta ago
0
A A
Kërçeli për Avdullah Hotin: S’dërgohet vendi në zgjedhje për inatet që i ke me Bekim Sejdiun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, lidhur me marrëveshjen politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Kërceli ka deklaruar se vendi nuk duhet të shkojë sërish në zgjedhje për shkak të asaj që ai i cilëson si mosmarrëveshje personale të Hotit me ish-kandidatin për president, Bekim Sejdiu.

Ai ka thënë se arsyeja e Hotit për kundërshtimin e Sejdiut nuk është e qëndrueshme dhe ka pretenduar se deputeti i LDK-së i është gëzuar tërheqjes së kandidaturës së tij.

“Tashmë nuk është më sekret, është bërë publike se Hoti i është gëzuar tërheqjes së kandidaturës së Sejdiut. Mendoj se në politikë nuk duhet të funksionojmë me inate personale, sepse Sejdiu ka qenë një kuadër shumë i mirë dhe besoj se do t’i shërbente shumë mirë vendit në pozitën e presidentit. Mendoj se Hoti duhet të reflektojë gjatë këtyre ditëve të mbetura dhe të mos e çojë vendin përsëri në zgjedhje për shkak të inateve personale. Ai ka qenë ndër të parët që ka deklaruar publikisht se nuk do të qëndrojë në sallë për ta votuar Sejdiun, për një arsye që, sipas meje, nuk është e qëndrueshme për ta çuar vendin përsëri në zgjedhje. Sejdiu nuk ka vendosur i vetëm për shpalljen antikushtetuese të Qeverisë Hoti. Për atë çështje ka vendosur një trup i Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, nuk mendoj se është e drejtë të hakmerremi në këtë mënyrë ndaj institucioneve dhe ndaj vullnetit të qytetarëve”, ka deklaruar Kërçeli në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

I pyetur nëse LVV-ja është e gatshme të mbështesë një kandidat tjetër të LDK-së për president, Kërçeli ka thënë se çështja nuk duhet të shndërrohet në një proces ku provohen emra të ndryshëm.

“Këtu nuk është më në pyetje vetëm LVV-ja, por edhe dakordimi i LDK-së. Siç e dini, në dhjetor kishte disa deklarata se ishin mbledhur të gjitha nënshkrimet për Vjosa Osmanin, por menjëherë pas zgjedhjeve dolën zyrtarë të LDK-së dhe thanë se ato nënshkrime nuk kishin qenë për Osmanin. Më pas, pas disa takimeve, u dakorduam për Bekim Sejdiun. Pra, nuk ishte një imponim i LVV-së, por një emër për të cilin ishte dakord edhe LDK-ja.Kështu që nuk do të ishte mirë që Hoti ta trajtojë këtë çështje si një lojë fati, ku ne të provojmë me disa emra dhe më pas të na tregojnë se me cilin emër janë dakord të gjithë deputetët e grupit parlamentar të LDK-së”, ka thënë ai.

Më tej, deputeti i VV-së ka shprehur shpresën se gjatë ditëve të mbetura do të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje.

Kërçeli ka thënë se, për momentin, LVV-ja nuk ka një emër tjetër për president dhe se, sipas tij, marrëveshja me LDK-në për një president konsensual vazhdon të jetë valide.

“Unë uroj shumë që gjatë këtyre ditëve të arrijmë një marrëveshje për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe që vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje. Sejdiu është tërhequr nga gara për shkak se gjashtë deputetë të LDK-së janë deklaruar se nuk do ta votojnë, por ne ende kemi një marrëveshje valide me LDK-në. Ky subjekt nuk na ka thënë se marrëveshja për një president konsensual nuk vlen më. Për momentin, ne nuk kemi një emër tjetër, sepse nuk është diskutuar për asnjë kandidat tjetër me ndonjë subjekt tjetër politik”, ka theksuar ai.

Sipas tij, nëse deputetët e LDK-së do të deklaroheshin njëzëri se do ta mbështesin Sejdiun, ai beson se kandidati do ta pranonte përsëri kandidimin për president.

“Unë konsideroj që, nëse deputetët e LDK-së njëzëri deklarohen se do të qëndrojnë për Bekim Sejdiun, Sejdiu do ta pranonte përsëri një kandidim nga LDK-ja dhe LVV-ja si kandidat konsensual për president”, ka përfunduar Kërceli.

Ndryshe, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se marrëveshja politike për zgjedhjen e presidentit duhet të respektohet.

Hoti ka thënë se një dakordim mes dy kryetarëve të partive nuk mund të jetë urdhër për deputetët e Kuvendit.

Sipas tij, nuk mund të kërkohet respektimi i një marrëveshjeje politike për presidentin në një situatë kur kandidati i propozuar për këtë post, Bekim Sejdiu, është tërhequr nga kandidatura.

Kurti, ndërkaq, ka deklaruar se, nga këndvështrimi i LVV-së, ekziston një marrëveshje politike që duhet të respektohet.

Ai ka thënë gjithashtu se partia e tij nuk ka aktualisht një emër tjetër për president përveç Bekim Sejdiut./teve1.info/

Tags: Avdullah Hotibekim sejdiuilir kerceliTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“S’lirohen çlirimtarët me një ligj” – Kërçeli akuzon PDK-në se po e shfrytëzon çështjen për fushatë

“S’lirohen çlirimtarët me një ligj” – Kërçeli akuzon PDK-në se po e shfrytëzon çështjen për fushatë

Kraki: Nisma e PDK-së për Specialen do të ishte më logjike të ndërmerrej para katër-pesë vitesh

Kraki: Nisma e PDK-së për Specialen do të ishte më logjike të ndërmerrej para katër-pesë vitesh

Përfundon protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Përfundon protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Kraki: Aktgjykimi i Kushtetueses është absurd, nuk mund të caktohet 6 tetori për presidentin

Kraki: Aktgjykimi i Kushtetueses është absurd, nuk mund të caktohet 6 tetori për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën