TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“S’lirohen çlirimtarët me një ligj” – Kërçeli akuzon PDK-në se po e shfrytëzon çështjen për fushatë

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
“S’lirohen çlirimtarët me një ligj” – Kërçeli akuzon PDK-në se po e shfrytëzon çështjen për fushatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka folur në emisionin “InfoNata” për nismën e PDK-së lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kërçeli ka thënë se projektligji aktualisht nuk ndodhet në Kuvend, por në Qeveri, e cila, sipas tij, ka afat për ta trajtuar dhe më pas për ta proceduar në Kuvend.

“Ligji për amnistinë nuk është në Kuvend, është në Qeveri dhe Qeveria e ka kohën e saj për ta trajtuar edhe për ta sjellë në Kuvend. Deri tash nuk na është sjellë në Kuvend dhe mendoj se kërkon një kohë për të cilën duhet të presim dhe të shohim se a mund të sillet sa më shpejt si ligj dhe pastaj Kuvendi ta trajtojë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kërçeli.

Ai ka bërë thirrje për kujdes në trajtimin e kësaj çështjeje, duke thënë se veprimet e ngutshme mund të kenë pasoja.

“Unë mendoj se nuk është mirë të bëjmë veprime të ngutshme, sepse nga këto veprime të ngutshme sot e kemi Gjykatën Speciale në Hagë. Nga këto veprime jo mirë të analizuara dhe jo mirë të studiuara, sot e kemi këtë problem për Republikën e Kosovës. Mendoj se nuk kemi nevojë të reagojmë, por duhet t’i analizojmë gjërat me kujdes dhe ta shohim se si është më së miri për vendin tonë dhe për ata që janë në Hagë tash e gjashtë vjet e gjysmë”, ka deklaruar ai.

Kërçeli është shprehur edhe kundër lidhjes së çështjes së këtij ligji me zgjedhjen e presidentit.

“Nuk e di pse këto dy tema lidhen mes vete, sepse sjellja e ligjit nuk ka asgjë të përbashkët me këtë çështje. Nëse dikush dëshiron që ta bëjë kauzë të re zgjedhore çështjen e ligjit, kjo është krejt diçka tjetër”, ka thënë Kërçeli.

Ai ka akuzuar PDK-në se po tenton ta shfrytëzojë këtë çështje për përfitime politike gjatë fushatës.

“Hiç më larg se dje kemi zyrtarë të PDK-së të cilët janë deklaruar se PDK-ja duhet pikërisht të votohet për këtë pjesë. Do të thotë, kanë filluar ta shohin si retorikë e cila mund të përdoret në fushatë. Unë mendoj që kjo nuk është korrekte dhe nuk guxojnë të bëjnë fushatë edhe të marrin poena politikë me një temë kaq të ndjeshme, e cila prek jo vetëm ata në Hagë dhe jo vetëm çlirimtarët e Kosovës, por e prek tërë Republikën e Kosovës”, ka thënë tutje Kërçeli.

Tags: ilir kerceliQeveriaTeve1VV-ja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën