TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

by teve1
1 orë ago
0
A A
ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar një kategori të tatimpaguesve për të cilët, nga deklarimet e dorëzuara për periudhat tatimore 2024 dhe 2025, ka indikacione të arsyeshme se mund të kenë përmbushur kriterin ligjor për regjistrim në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), përkatësisht qarkullimin vjetor mbi 30,000 euro.

Sipas legjislacionit tatimor në fuqi, personi i tatueshëm që ushtron aktivitet ekonomik në mënyrë të pavarur dhe që brenda vitit kalendarik tejkalon qarkullimin prej 30,000 eurosh, është i obliguar të regjistrohet për TVSH.

Për këtë arsye, ATK-ja ka filluar procesin e monitorimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve, me qëllim të verifikimit të saktësisë së deklarimeve dhe përmbushjes së obligimeve tatimore lidhur me regjistrimin në TVSH.

“ATK-ja u tërheq vërejtjen tatimpaguesve të kësaj kategorie që të rishikojnë deklarimet e tyre për periudhat përkatëse, në veçanti të dhënat lidhur me qarkullimin e realizuar. Në rast se konstatojnë pasaktësi në deklarime ose se kanë përmbushur kriteret ligjore për regjistrim në TVSH, ata duhet të ndërmarrin veprimet përkatëse për korrigjimin e deklarimeve dhe regjistrimin në TVSH, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ftohen tatimpaguesit që këtë mundësi ta shfrytëzojnë në mënyrë vullnetare dhe me kohë, para fillimit të procedurave të verifikimit nga ana e ATK-së. Përmbushja e obligimeve tatimore në kohë u mundëson tatimpaguesve të shmangin pasojat dhe masat ligjore që mund të aplikohen në rast të mospërmbushjes së tyre.

Tatimpaguesit e kësaj kategorie do të jenë objekt i verifikimit dhe trajtimit tatimor, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin tatimor në fuqi. Vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2026, në sistemin e TVSH-së janë regjistruar 3,093 biznese të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të bizneseve të regjistruara në TVSH në 40,082.

Përmes kësaj komunikate, ATK-ja i njofton dhe u bën thirrje tatimpaguesve që të kontrollojnë deklarimet e tyre dhe qarkullimin e deklaruar dhe, nëse konstatojnë se kanë përmbushur kriteret ligjore për regjistrim në TVSH, të ndërmarrin me kohë veprimet e nevojshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Investimi i BE-së në njehsorët inteligjentë avancon zbatimin e marrëveshjes së dialogut për energji në veri të Kosovës

​Investimi i BE-së në njehsorët inteligjentë avancon zbatimin e marrëveshjes së dialogut për energji në veri të Kosovës

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Vijon në ditën e 123-të protesta para Kryeministrisë në Tiranë

Deputetët e PDK-së e lëshojnë sallën…nuk marrin pjesë në komisione – krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e PDK-së e lëshojnë sallën…nuk marrin pjesë në komisione – krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën