Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka diskutuar për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim rreth takimit.
Kjo ambasadë ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.
“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku”, thuhet në njoftimin e ambasadës.









