TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila: Integrimi rajonal duhet të sjellë rezultate konkrete për bizneset dhe qytetarët

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Kusari-Lila: Integrimi rajonal duhet të sjellë rezultate konkrete për bizneset dhe qytetarët

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në panelin e Ministrave të Ekonomisë, të organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit, në Budvë të Malit të Zi.

Në panelin ministror, ku morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, si vendi kryesues i Procesit të Berlinit, dhe Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besart Durmishi, u diskutua për integrimin ekonomik të rajonit dhe përshpejtimin e reformave për Tregun e Përbashkët Rajonal.

Gjatë adresimit të saj, ministrja Kusari-Lila theksoi se suksesi i integrimit rajonal nuk duhet të matet vetëm përmes marrëveshjeve apo zotimeve, por përmes rezultateve konkrete për bizneset dhe qytetarët, përfshirë reduktimin e barrierave jotarifore, thjeshtimin e procedurave dhe digjitalizimin e tyre, si dhe lehtësimin e qasjes në tregjet e rajonit.

Në këtë drejtim, ajo theksoi potencialin që Kosova ka për të ofruar, përfshirë fuqinë punëtore të re dhe të adaptueshme, sektorin në rritje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe kompanitë inovative. Lidhja e këtyre kapaciteteve me potencialin prodhues, industrial dhe logjistik të vendeve të rajonit, sipas saj, krijon mundësi të reja për bashkëpunim dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve në tregjet ndërkombëtare.

Ministrja Kusari-Lila nënvizoi rëndësinë e integrimit digjital dhe lëvizjes së talenteve, duke përfshirë njohjen e kualifikimeve, lehtësimin e lëvizjes së profesionistëve dhe digjitalizimin e procedurave. Ajo theksoi gjithashtu se dëgjimi i drejtpërdrejtë i bizneseve është i domosdoshëm për identifikimin dhe adresimin e barrierave që ndikojnë në veprimtarinë e tyre.

Sipas ministres Kusari-Lila, reformat në Kosovë duhet të ecin në të njëjtin drejtim me Tregun e Përbashkët Rajonal, Planin e Rritjes dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se secila prej gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor ka potencialin e saj dhe se lidhja e këtyre kapaciteteve mund të kontribuojë në krijimin e një tregu rajonal më funksional dhe ekonomive më konkurruese.

Në këtë kuadër, objektivi është që lehtësimi i të bërit biznes në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përmes procedurave më të thjeshta, kostove më të ulëta dhe proceseve më të shpejta, të sjellë rezultate konkrete për bizneset dhe qytetarët dhe të kontribuojë në rrugën e rajonit drejt Evropës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Prokuroria në Prizren del me komunikatë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për fajde në Prizren

Hoxha në Hagë, Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë

Hoxha në Hagë, Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë

Rizvanolli: Kosova ofron një treg tërheqës në sektorin e energjisë së gjelbër

Rizvanolli: Kosova ofron një treg tërheqës në sektorin e energjisë së gjelbër

​Hoti: Institucionet po punojnë për shtimin e sigurisë në vendin e punës

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Rita Ora përballet me një betejë ligjore prej 3.2 milionë paundë me ish-menaxheren

Ish-drejtori i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë emërohet ambasador në Rusi

Ish-drejtori i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë emërohet ambasador në Rusi

Rizvanolli: Kosova ofron një treg tërheqës në sektorin e energjisë së gjelbër

Rizvanolli: Kosova ofron një treg tërheqës në sektorin e energjisë së gjelbër

​Hoti: Institucionet po punojnë për shtimin e sigurisë në vendin e punës

​Hoti: Institucionet po punojnë për shtimin e sigurisë në vendin e punës

IKShPK jep këshilla për pushuesit që shkojnë në deti

Vaksinat kundër gripit pritet të arrijnë në Kosovë më 21 tetor, IKShPK tregon arsyen e vonesës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën