Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe 5 projektligjet e Pakos së Reformës në Drejtësi.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se këto projektligje prekin themelet e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
“Këto 6 ligje janë fundamenti i reformës së thellë të sistemit të drejtësisë, për të cilën jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qytetarët e vendit tonë e presin këtë prej shumë vitesh. Shteti ligjor, kudo dhe në çdo strukturë, nuk do të mbetet vetëm një premtim”, ka shkruar ajo.
Gërvalla është shprehur e bindur se këto projektligje do të miratohen edhe në Kuvendin e Kosovës.




