Katër gra janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ne raport.







