TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Smithi dëshmon në Kongres, pyetet edhe për Hashim Thaçin

by Tëvë1
56 minuta ago
2
A A
Smithi dëshmon në Kongres, pyetet edhe për Hashim Thaçin

Senatori amerikan Eric Schmitt e përdori periudhën që ish-prokurori special Jack Smith e kaloi në Hagë si pikë reference për ta sfiduar atë mbi mënyrën se si ai e ka ushtruar detyrën e prokurorit. Smith, ndërkaq, e kundërshtoi drejtpërdrejt pretendimin se kishte shkuar në Hagë dhe më pas ishte kthyer në SHBA me synimin për të ndjekur presidentin amerikan Donald Trump.

Smithi po dëshmon para Senatit për punën e tij si prokuror special për hetimet ndaj Trumpit. 

Senatori Schmitt numëroi disa raste të humbura të profileve të nivelit të lartë në Amerikë nga Smithi, e më pas u shpreh se u largua drejt Hagës dhe ndoqi penalisht presidentin e Kosovës në vitin 2020.

“Po, dhe ai sapo është dënuar për mbi 300 akte torture dhe 96 vrasje”, u shpreh Smith.

 “Dhe më pas patët mundësinë të ktheheshit për të ndjekur Trumpin. Është kështu?”, pyet Schmitt.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë”, shtoi ish-prokurori Smith. 

Smith ishte prokuror i Specializuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga viti 2018 deri më 2022 dhe drejtoi çështjen që çoi në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve. 

Më 16 shtator të këtij, Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën fajtorë për krime lufte. Sipas aktgjykimit, paneli gjyqësor konstatoi përgjegjësi penale për torturën e 303 personave dhe vrasjen e 96 personave, ndërsa të katër u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Pas largimit nga Haga, Smithi u emërua në SHBA si prokuror special për hetimet federale ndaj Donald Trumpit, duke mbikëqyrur dy çështje: atë për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe çështjen e dokumenteve të klasifikuara. Hetimet pushuan pasi Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis nata e 14-të e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Nis nata e 14-të e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, juristët: Kuvendi ka kompetencë, por ka pengesa

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, juristët: Kuvendi ka kompetencë, por ka pengesa

“Duhanpirja, diabeti, hipertensioni, yndyrat e larta” – Faktorët për sëmundjet e zemrës

“Duhanpirja, diabeti, hipertensioni, yndyrat e larta” – Faktorët për sëmundjet e zemrës

Kush po i hakon llogaritë e kosovarëve në Whatsapp?

Kush po i hakon llogaritë e kosovarëve në Whatsapp?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën