Një person është plagosur me armë zjarri të hënën rreth orës 15:50 në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës.
Policia e Kosovës është njoftuar për rastin përmes QKUK-së, pasi i plagosuri kishte kërkuar trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet policore.
“Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, policia ka identifikuar personin e dyshuar për rastin, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
“Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat, përfshirë motivin e incidentit.




