IA serbe ka arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh te shërbimet shqiptare, sot në një aksion në Vranjë.
Sipas mediave serbe, dy të prangosurit janë D. C. (46), nga Shillova e komunës së Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është arrestuar N. P. (50), nga Jagodina.
Ata, sipas autoriteteve serbe dyshohet se u kanë përcjellë të dhëna strukturave të inteligjencës së Shqipërisë, SHISh-it, Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, AKI-së, si dhe Njësisë së Inteligjencës së Policisë së Kosovës.
Të dhënat, raportohet se kishin të bënin me pjesëtarë aktivë të BIA-s dhe angazhimin e tyre, raporton Novosti.
Mediat atje raportojnë se meqenëse N. P. ka vendbanim të regjistruar në Jagodinë, me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli i banesës së tij/saj.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende dhe pajisje elektronike, për të cilat ekziston dyshimi se mund të jenë të lidhura me kryerjen e veprës penale.








