TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

Analisti politik, Ibrahim Shala ka komentuar deklaratën e miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhur me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Shala tha se votimi unanim i deklaratës ishte një moment kënaqësie, duke theksuar se ajo përmban një thirrje për të mbrojtur atë që ai e cilësoi si strukturë të organizuar të UÇK-së, si dhe angazhimin e shtetit për të ndërmarrë të gjitha veprimet që janë në kompetencat e tij.

“Ishte një moment kënaqësie kur të gjithë deputetët në mënyrë unanime e votuan deklaratën, deklarata përmbante një thirrje dhe përqendrimi kryesor është të goditet ajo që është UÇK-ja strukturë e organizuar dhe tjetra që do të angazhohet shteti për t’i bërë të gjitha ato që mundet dhe që ka në kompetenca të veta, kjo është vetëm fillimi duhet të ruhet kjo frymë e bashkëpunimit dhe konsensusit, duhet të aprovohet ligji, mendoj se logjika e kërkon që fillimisht të formohen dhe të plotësohen institucionet shtetërore, pastaj si shtet dhe si institucione shtetërore është shumë më lehtë dhe logjike që të përballesh me sfidën e Hagës qoftë në fushën juridike apo politike”, tha Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai theksoi se në këtë çështje, sipas tij, nuk duhet të dominojnë emocionet, por profesionalizmi dhe angazhimi i ekspertëve të fushës.

“Në këtë fushë nuk guxon të na përfshijnë emocionet, duhet të udhëhiqemi nga profesionalizmi i njerëzve përkatës të fushës. Mund të kërkohet ndihmë prej aleatëve ndërkombëtar, shteti ka mundur që paraprakisht të bëjë më shumë që 6 vite për ish-krerët në Hagë, tash e tutje duhet të bëjë më shumë, mirëpo për të bërë më shumë duhet shteti të jetë vetë i konsoliduar jo i të jetë i brishtë, jot ë jetë në këtë rrjedhën që jemi dy vite e ca. Është shumë me rëndësi që Kosova në këtë përballje të ketë president i fuqishëm”, u shpreh Shala.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën deklaratën e përbashkët lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Tags: deklarata e miratuarGjykata SpecialeHagëish-kreret e UÇK-sëKuvend
ShareTweet

Postime të ngjashme

Plagosje me armë zjarri në Miradi të Fushë-Kosovës, i dyshuari në arrati

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Eksperti i FBI-së thirret si dëshmitar në gjykimin për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, kundërshton Prokuroria

PDK: Qeveria ta sjellë sa më parë për votim në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

PDK prioritet ligjin për specialen

Këshilli bashkiak i Tiranës shpall “Qytetarë Nderi” katër ish-krerët e UÇK

“Liria Ka Emër” nesër mban konferencë për media

“Liria Ka Emër” nesër mban konferencë për media

Taika Waititi zbulon detaje nga albumi i radhës i Rita Orës

Taika Waititi zbulon detaje nga albumi i radhës i Rita Orës

Portieri Muriq në dyshim për Izraelin, nuk stërvitet me grupin

Portieri Muriq në dyshim për Izraelin, nuk stërvitet me grupin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën