TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

by teve1
2 orë ago
0
A A
Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës gjatë debatit për Kosovën, ku u ndal te proceset zgjedhore në vend, mënyra e zgjedhjes së Presidentit, si dhe vendimet e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha vlerësoi se zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Kosovë janë zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare, por theksoi se shpeshtësia e tyre duhet të shmanget në të ardhmen.

“Zgjedhjet e përsëritura në Kosovë, për sa i përket respektimit të parimeve ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare, pavarësisht motivit të tyre, janë zhvilluar në përputhje me këto parime. Megjithatë, jam dakord me folësit e mëparshëm se shpeshtësia e tyre, për shkak të zgjedhjes së Presidentit, duhet të shmanget. Për këtë nevojitet asistenca e Këshillit të Europës dhe e Komisionit të Venecias për të gjetur një mënyrë më të zbatueshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës”, u shpreh Berisha.

Duke u ndalur te dënimet e fundit të ish-drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, kreu i demokratëve tha se ato kanë shkaktuar reagime të forta në Kosovë, duke theksuar se askush nuk kundërshton ndëshkimin e krimeve, por sipas tij, mënyra e trajtimit të çështjeve ka ngritur pikëpyetje të shumta.

“Gjatë këtyre ditëve të fundit, pas dënimeve të papritura të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga gjykata e Kosovës në Hagë, dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar çdo ditë në Prishtinë. Askush nuk ngrihet kundër ndëshkimit të krimeve, por disa krahasime dhe mungesa e provave të qarta për krime konkrete kanë shkaktuar zemërim publik”, deklaroi ai.

Berisha solli në vëmendje edhe vendimet e mëparshme të Tribunalit të Hagës për zyrtarë të lartë ushtarakë serbë, duke bërë krahasime me dënimet e dhëna ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Për shembull, Tribunali i OKB-së në Hagë dënoi komandantin e Korpusit të Prishtinës, Vladimir Lazareviç, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, Dragoljub Ojdaniç, me nga 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë Operacionit ‘Patkoi’ në Prishtinë. Në të kundërt, drejtuesit politikë të Kosovës u dënuan me një total prej 84 vitesh burg, bazuar në një zinxhir komandimi që ata nuk e kanë pasur kurrë në mënyrë të strukturuar”, tha ai.

Më tej, Berisha kritikoi mënyrën se si, sipas tij, ka funksionuar Gjykata Speciale, duke pretenduar se ndjekjet penale janë përqendruar vetëm te njëra palë e konfliktit.

“Së fundmi, dënimet e dhëna nga gjykata e Kosovës në Hagë kanë ndjekur, në mënyrë befasuese, linja të qarta etnike. Në kundërshtim me statutin e saj, gjykata ka ndjekur penalisht vetëm palën e viktimës dhe jo agresorin. Prandaj, le të shpresojmë që Gjykata e Apelit t’i shqyrtojë çështjet e tyre në mënyrë më objektive”, u shpreh kreu i PD-së.

Në pjesën e fundit të fjalës së tij, Berisha u ndal te figura e Ratko Mlladiçit dhe qëndrimi i autoriteteve serbe ndaj trashëgimisë së luftërave në ish-Jugosllavi.

“Varrimi me nderime shtetërore i kasapit të Bosnjës, orkestruesit të gjenocidit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në Srebrenicë, ishte një ekzekutim i dytë, 31 vjet më vonë, i 8500 djemve dhe burrave, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre fetare dhe etnike. Kjo është një fyerje e rëndë për të gjithë njerëzimin, një qëndrim i Beogradit dhe i Aleksandar Vuçiçit, i cili kërkon të fitojë zgjedhjet me fantazmën e Ratko Mlladiçit”, deklaroi Berisha.

Në përfundim, lideri i opozitës shqiptare tha se institucionet evropiane duhet të reagojnë përballë këtyre zhvillimeve.

“Besoj se ky institucion duhet të ndërmarrë veprime të qarta kundër këtyre rreziqeve”, përfundoi ai./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Grabiti e përdhunoi 70-vjeçaren, policia e Vlorës në kërkim të fqinjit 43-vjeçar

Grabiti e përdhunoi 70-vjeçaren, policia e Vlorës në kërkim të fqinjit 43-vjeçar

Vlora Hyseni kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

Vlora Hyseni kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Grabiti e përdhunoi 70-vjeçaren, policia e Vlorës në kërkim të fqinjit 43-vjeçar

Grabiti e përdhunoi 70-vjeçaren, policia e Vlorës në kërkim të fqinjit 43-vjeçar

Nis seanca për vrasjen e Sadri Sadriut, në mesin e të akuzuarve edhe ish-polici

Vrasja e Sadri Sadriu, ish-polici Festim Ramadani e pranon fajësinë

Gratë e reja prezantojnë ide biznesi, fitueset mund të udhëtojnë në Spanjë

Gratë e reja prezantojnë ide biznesi, fitueset mund të udhëtojnë në Spanjë

Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

Gërvalla takon përfaqësuesin e BE-së, në fokus reforma në drejtësi

Gërvalla takon përfaqësuesin e BE-së, në fokus reforma në drejtësi

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

BIA serbe arreston dy persona për “spiunazh” ndaj shërbimeve shqiptare, njëri nga Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën