Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka shkyçur nga rrjeti një konsumator në fshatin Krajk i Ri të Prizrenit, për shkak të borxhit prej mbi 1,270 eurosh.
Sipas kompanisë, shkyçja është kryer nga ekipet e Kontrollit dhe Shkyçjes të njësisë në Prizren, pasi konsumatori nuk i kishte përmbushur obligimet e pagesës.
Kompania ka njoftuar konsumatorët me obligime të papaguara që t’i përmbushin detyrimet e tyre, duke paralajmëruar se aksionet e kontrollit dhe shkyçjes do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.







