TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK prioritet ligjin për specialen

Ligji për Dhomat e Specializuara është rikthyer në krye të agjendës së PDK-SË. Në një konferencë për media, kjo parti kërkoi që projektligji të procedohet sa më shpejt në kuvend, duke e ndarë këtë çështje nga ajo e zgjedhjes së presidentit.

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
0 0
A A

Të martën thirrën konferencë për media.

E para gazetarëve, deputeti i PDK-së, i renditi prioritetet politike të partisë më të madhe opozitare në vend.

Sipas Grudës, projektligji për plotësim/ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, vije para çështjes së presidentit.

“Ky ligj, më lejoni të shpjegoj, nuk prish asnjë detyrim ndërkombëtar që Kosova ka marrë me amendamentin kushtetues për themelimin e dhomave të specializuara, me marrëveshjen që kemi me bashkimin evropian përmes shkëmbimit të letrave të ratifikuara në kuvend, dhe as marrëveshjen që kemi me Holandën. Të tria këto dokumente kanë themeluar gjykatën speciale me qëllimin thjesht, thelbësor për të hetuar trafikimin e organeve”, u shpreh Gruda.

Gruda tha se projektligji është hartuar me ekspertizë dhe se ndryshimet duhet të diskutohen në Kuvend.

“Ligji është hartuar me një ekspertizë të lartë të njerëzve që kanë punuar në partinë demokratike të Kosovës, jashtë partisë demokratike të Kosovës. Sigurisht që kjo nuk do të thotë që nuk jemi të hapur për të dëgjuar opinione të tjera për ta përmirësuar cilësinë e ligjit, por atë do ta bëjmë në Kuvend”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se çështja e presidentit nuk duhet të lidhet me Specialen.

“Çështja e presidentit është çështje e konsensusit politik. PDK ka qenë e angazhuar me i shmang zgjedhjet, nuk duhet me bë situata e inskenime që me prodhuar zgjedhje pas zgjedhjeve, jemi duke e dëmtuar shtetin, lodh qytetarët e Kosovës. duhet mu ndal dramat dhe me ju qas me përgjegjësi këtij procesi, por për Partinë Demokratike të Kosovës, kryefjalë është ligji për specialen”, u shpreh Tahiri.

Ndryshe, PDK-ja ka kërkuar që kuvendi ta trajtojë projektligjin para çdo mundësie për shpërndarjen e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit britanik për aktgjykimin në Hagë

Arrestohet një person i dyshuar për kanosjen e një avokati në Ferizaj

Arrestohet një person i dyshuar për kanosjen e një avokati në Ferizaj

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Aleanca kërkon ndarjen e çështjes së Hagës nga politika partiake

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Aleanca kërkon ndarjen e çështjes së Hagës nga politika partiake

Smithi dëshmon në Kongres, pyetet edhe për Hashim Thaçin

Ndërpritet finalja e Superkupës mes Trepçës e Bashkimit

Ndërpritet finalja e Superkupës mes Trepçës e Bashkimit

Smithi dëshmon në Kongres, pyetet edhe për Hashim Thaçin

Smithi dëshmon në Kongres, pyetet edhe për Hashim Thaçin

Dënohet trajneri Besnik Hasi

Dënohet trajneri Besnik Hasi

Daku në stol edhe ndaj San Marinos

Daku në stol edhe ndaj San Marinos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën