Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.O., ndërsa për të pandehurin E.O. ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak.
Sipas Prokurorisë, dy personat dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Sipas kërkesave të Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se gjatë vitit 2026, në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, kanë kultivuar bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope./teve1.info/







