Luka Mishetiq, avokat i Hashim Thaçit shkroi në “X” për ndeshjen Holandë -Serbi, ku nga tifozët serbë është brohoritur emri i Ratko Mlladiqit.
Misetic tha se holandezët kësaj here qëndruan të palëkundur dhe fituan me rezultatin 2-1, duke aluduar në Masakrën e Srebrenicës, ku forcat serbe të udhëhequra nga krimineli Mlladiq në vitin 1995 kanë masakruar tetë mijë boshnjakë, ndërsa ushtarët holandezë në rolin e paqeruajtësve të OKB s’kanë mundur t’u ofrojnë mbrojtje.







