TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Plani për mbylljen e negociatave me Shqipërinë: më 6 tetor në Komision, më 15 tetor në tryezën e liderëve

by teve1
1 orë ago
0
A A
Plani për mbylljen e negociatave me Shqipërinë: më 6 tetor në Komision, më 15 tetor në tryezën e liderëve

Ajo që deri tani ka qenë një ambicie e shprehur nga Tirana për mbylljen e negociatave të anëtarësimit, është bërë zyrtarisht ambicie e BE-së.

POLITICO, që ka analizuar deklarimin e Komisionit Evropian mbi planet e posaçme për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, me objektiva, reforma dhe afate të përafërta për përfundimin e negociatave, thotë se këto plane shënojnë praktikën e parë për siguri nga ana e BE-së që përkundër reformave thelbësore, do të pranohen dhe do t’u ofrohen afate paralajmëruese për përfundimin e bisedimeve.

Referuar dy zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, POLITICO bën të ditur se udhërrëfyesit do të përcaktojnë më qartë se çfarë duhet të përmbushë secili vend kandidat, cilat reforma duhet të realizohen dhe në çfarë afatesh mund të mbyllen bisedimet e anëtarësimit.

Komisioni synon që këto plane t’u japin vendeve më të avancuara një rrugë të parashikueshme drejt përfundimit të negociatave, nëse ato realizojnë reformat e kërkuara

Nisma lidhet edhe me një rishikim më të gjerë të politikës së zgjerimit. Sipas draftit të parë të dokumentit, të parë nga POLITICO, zgjerimi shihet si një “domosdoshmëri gjeopolitike”, ndërsa periudha e negociatave duhet të përdoret për integrimin gradual të vendeve kandidate në struktura dhe politika të Bashkimit.

Dokumenti do t’u paraqitet zyrtarëve të lartë më 6 tetor, ndërsa liderët e BE-së pritet të diskutojnë zgjerimin në samitin e 15 tetorit.

Në këtë fazë, hartat rrugore nuk parashikohen për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brukseli ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin

Brukseli ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin

Turqia dënon hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Turqia dënon hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Begaj: Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë për forcimin e sigurisë

Begaj: Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë për forcimin e sigurisë

Gashi: Deklarata e Kuvendit kërkon institucione funksionale, duhet konsensus për presidentin

Gashi: Deklarata e Kuvendit kërkon institucione funksionale, duhet konsensus për presidentin

Deklarata e Kuvendit për aktgjykimin e Speciales, Gucati: E pranueshme, por presim ndryshimin e ligjit

Deklarata e Kuvendit për aktgjykimin e Speciales, Gucati: E pranueshme, por presim ndryshimin e ligjit

Deputetët njëzëri kundër Gjykatës Speciale – Çfarë përmban rezoluta që u miratua nga 99 deputetë?

Deputetët njëzëri kundër Gjykatës Speciale – Çfarë përmban rezoluta që u miratua nga 99 deputetë?

“4 nga të akuzuarit mund të kenë vdekur” – Gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

“4 nga të akuzuarit mund të kenë vdekur” – Gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

Rezistenca e “Ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

Rezistenca e “Ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

Tetë ditë afat për presidentin, PDK kërkon ndryshimet për Specialen para diskutimit për emrin

Tetë ditë afat për presidentin, PDK kërkon ndryshimet për Specialen para diskutimit për emrin

Prattipati në Shtabin e KFOR-it, komandanti e falënderon për “kontributin afatgjatë” të SHBA-së në misionin e NATO-s

Prattipati në Shtabin e KFOR-it, komandanti e falënderon për “kontributin afatgjatë” të SHBA-së në misionin e NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën