Në Prishtinë ka përfunduar protesta në mbështetje të UÇK-së dhe në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Edhe në këtë natë u kundërshtua dënimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.
Në natën e 12-të, të protestës u tha se këto organizime nuk do të ndalen.
Protesta përfundoi me një akt simbolik ku u mbajt një minutë heshtje për siç u tha “drejtësinë e dështuar”.







