Sipas tij, qëllimi i kryeministrit Kurti me këtë propozim ishte të fitoj në kohë.
“Kurti nuk është i interesuar të zgjidhë problemin e veteranëve. Qëllimi i tij sipas meje është të fitoj kohë sepse ne ia kemi bërë të qartë Kurtit se derisa ka qenë një ligj dhe në bazë të atij ligji ka qenë një komision qeveritar, dhe në bazë të atij komisioni qeveritar është bërë një verifikimi, vlerësimi dhe aplikimi i të gjithë veteranëve që janë bë.. edhe i kemi treguar edhe atë ditë Kurtit se derisa është ky komision në procesin gjyqësor ky nuk mund ta bëjë sepse i kemi thënë edhe tjetrën Kurtit që ne jemi për pastrim listash sepse më së shumti përfitojnë veteranët e vërtetë. Nuk jemi kundër mos pastrimit të listave, por po them edhe njëherë qëllimi i Kurtit është që të merr kohë pak me tepër dhe të fitojë në kohë kështu që sipas meje, është një zvarritje e këtyre seneve”, tha ai.
Kurse i pyetur se a i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Kurti për qëndrimin e OVL- UÇK-së, ai tha se në ditët në vazhdim do të dalin me një qëndrim dhe përgjigje për kryeministrin Kurti.
“Unë besoj që ditët në vazhdim do ta shqyrtojmë me kryesi dhe do të dalim me një qëndrim bashkarisht dhe do t’ia kthejmë sepse Kurti nuk mundet me u thirrë në një ligj të ri kur e ka ligjin e vjetër. Unë thash edhe më herët që në bzë të këtij ligji janë bërë të gjitha verifikimet dhe vlerësimet e këtyre kategorive dhe duhet të zbatohet ligji dhe paga minimale të rritet edhe për këto kategori të luftës sepse s’mund t’i përjashtojë sepse është në ligj”, theksoi Hajdari.
Teksa ai në Tëvë 1 shtoi se si opsion mbetet edhe protesta por që sipas tij, kjo varet prej reagimit të kryeministrit Albin Kurti.
“Ne gjithë opsionet i kemi qelë, i kemi qelë edhe protestën. Por kjo varet edhe prej reagimit të kryeministrit Kurti, sepse ne jemi të thirrur t’i mbrojmë këtagoritë e luftës sepse nuk përjashtohen kategoritë e luftës nga paga minimale”, tha Hajdari./teve1.info./