Kanë përfunduar protestat e mbajtura në Pejë dhe Gjilan në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në të dyja qytetet, duke shprehur qëndrimet e tyre përmes pankartave, flamujve të UÇK-së dhe fjalimeve gjatë protestave.
Pas përfundimit të tubimeve, pjesëmarrësit u shpërndanë, ndërsa protestat përfunduan pa incidente të raportuara.
Protestat janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Kosovës, në kuadër të tubimeve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ndryshe, protesta në Prizren pritet të filloj me fillim nga ora 19:00, kurse ajo në Prishtinë nga ora 21:00./teve1.info/







