TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bulliqi: Vendimi i Speciales i padrejtë, nuk na lëkund bindjen se lufta e UÇK-së ishte e drejtë

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Bulliqi: Vendimi i Speciales i padrejtë, nuk na lëkund bindjen se lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Vendimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta ndryshojë qëndrimin që populli dukur i shtypur i Kosovës e ka për luftën e UÇK-së.

Ky është mesazhi që u përcoll në protestën e organizuar, të premten në Podujevë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Veteranë, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë u mblodhën për të kundërshtuar aktgjykimin, duke kërkuar unitet dhe duke shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.

Gjatë protestës u rikujtuan edhe viktimat civile dhe pasojat e luftës në rajonin e Llapit, ndërsa u tha se këto fakte nuk mund të ndryshohen nga vendimet gjyqësore.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se lufta e UÇK-së ishte “e drejtë, e pastër dhe çlirimtare”.

“Ai vendim i padrejtë nuk mund të na lëkund bindjen se lufta e UCK-së ishte e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Të vetmit ata që kryen krime në këto troje ishin okupatoret serb të udhëhequr nga kryekrimineli, Sllobodan Millosheviqi. Çdo përpjekje për të barazuar krimin e forcave serbe në Kosovë me luftën çlirimtare të djem e vajzave tona, përveç e padrejtë është edhe absurde. Prandaj, jo në emrin tim. Vetëm në rajonin e Llapit kemi qindra viktima civile të pafajshme, në mesin e tyre, gra, fëmijë e pleq. Dhjetëra, mijëra shtëpi të rrënuara totalit. Prandaj, nëse do të duhej të gjykohen krimet në baza etnike kjo do duhet të vlente për Serbinë dhe jo për Kosovën. Këto fakte nuk mund të zhbëhen, as ky vendim i padrejtë i kësaj gjykate dhe asgjë nuk mund të njollosë luftën e pastër të UCK-së. Jemi të bindur se ish krerët e UCK-së do të fitojnë edhe këtë betejë. Dikur ata luftuan për lirinë e këtij populli, sot ne jemi bashkë për lirinë e tyre”, ka thënë Bulliqi.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Rafet Llapashtica, tha se brezat e rinj duhet ta njohin sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës.

Llapashtica: Sot kur flasim për UCK-në, flasim për rrugën e gjatë drejt lirisë

“Brezi i cili nuk e njeh sakrificën e të parëve të vet rrezikon të mos e kuptojë vlerën e lirisë. Sot kur flasim për UCK-në, flasim për rrugën e gjatë drejt lirisë, për ata që luftuan kundër krimineleve, që erdhën këtu në vendin tonë të dhunonin e të vrasin, flasim për UCK-në që ishte zëri i popullit. Flasim për një familje dhe për një nënë, e një baba që shpresoj, për një fëmijë që mbeti pa përqafimin e prindit që kriminelet serb ja vranë. Flasim për një fëmijë që sot shkon i qet në shkollë. Jemi bashkuar t’i tregojmë çdokujt se vitet mund të kalojnë, brezat mund të ndryshojnë , por, mund të ndryshojnë edhe kohët, por, çmimi që pagoi populli ynë për liri nuk ndryshon dhe nuk zbehet asnjëherë…Si çdoherë, por, edhe sot, si kurrë më shumë, kemi për detyrë që dallimet tona të mos na bëjnë armiq, sepse Kosova ka nevojë të jemi të bashkuar, sepse, UCK-ja na ka bashkuar në luftë e na bashkon edhe sot sikur atëherë”, ka thënë ai.

Në emër të shoqërisë civile, Rexhep Zeka tha se aktgjykimi duhet të kundërshtohet përmes mobilizimit qytetar.

“Në atë Gjykatë nuk janë duke u dënuar individë, në atë gjykatë është duke u dënuar UCK. UCK e cila është mbi secilën nga ne, mbi secilën parti që ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë në të ardhmen. UCK është drita e syve tanë, nëpërmes të cilës ne sot e gëzojmë lirinë. Andaj, e kemi obligim secili qytetar të bëjë diçka për këtë padrejtësi që ju ka bërë shtetit tonë. Të mblidhemi në protesta dhe të gjithë njëzëri të themi, Jo në emrin tim. Jemi këtu sepse besojmë se asnjë vendim nuk mund të ndryshojë të vërtetën që jeton në kujdesën e një populli, nuk mund të fshihet sakrifica që është bërë për këtë vend”, ka thënë ai.

Protesta e Podujevës është vetëm njëra nga shumë që u organizuan të premten nëpër qytetet e Kosovës nga ana e OVL të UÇK, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale. Kjo, në kuadër të një mobilizimi masovik, që po shënohet me tubime të përnatshme në Prishtinë, por edhe me reagime të Kuvendeve komunale gjithandej vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

​Këshilli Drejtues i PDK-së miraton Deklaratën: Kuvendi i Kosovës të votojë plotësim-ndryshimet e Ligjit të Speciales

​Këshilli Drejtues i PDK-së miraton Deklaratën: Kuvendi i Kosovës të votojë plotësim-ndryshimet e Ligjit të Speciales

Përfundojnë protestat në Mitrovicë dhe Drenas, qytetarët shpërndahen pas tubimeve

Përfundojnë protestat në Mitrovicë dhe Drenas, qytetarët shpërndahen pas tubimeve

Altin Krasniqi: Aktgjykimi në Hagë nuk është çështje që prek individ, ai prek një kapitull të historisë sonë

Altin Krasniqi: Aktgjykimi në Hagë nuk është çështje që prek individ, ai prek një kapitull të historisë sonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën