TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe dhe plagoset një kalimtar

by teve1
1 orë ago
0
A A
Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe dhe plagoset një kalimtar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plakës, në qendër të Athinës.

Ngjarja u regjistrua pak para orës 08:00, në një ndërtesë dykatëshe në rrugën Lysikratous, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik.

Si pasojë e shpërthimit, ndërtesa e vjetër u shemb.

Një kalimtar u plagos lehtë nga copëzat e shpërndara pas shpërthimit.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë gjithashtu në një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes.

Dy gra u nxorën prej saj.

Njëra prej tyre është e moshuar.

Të dyja u transportuan nga ekipet e urgjencës EKAV në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku morën ndihmën e parë.

Shpërthimi u dëgjua në një pjesë të madhe të Athinës, transmeton Top Channel.

Sipas raportimeve nga vendi, shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u dëgjua në zona të ndryshme të qendrës së Athinës.

Copëzat e ndërtesës dëmtuan disa automjete të parkuara.

Valë goditëse shkaktoi gjithashtu dëme në disa biznese pranë zonës.

Shërbimi zjarrfikës bëri të ditur se pas shpërthimit u shkaktua edhe një vatër e vogël zjarri.

Qendra Operacionale e Shërbimit Zjarrfikës u njoftua në orën 07:45.

Në vendngjarje u dërguan 20 zjarrfikës, gjashtë automjete dhe një mjet special shpëtimi i njësisë së parë të EMΑK.

Në operacion mori pjesë edhe Bashkia e Athinës, e cila dërgoi një mjet pune për të ndihmuar ekipet në terren.

Për hetimin e shkaqeve të shpërthimit u angazhua edhe njësia hetimore për zjarrvëniet në Athinë.

Dyshimet e para lidhen me rrjedhje gazi

Shkaqet e sakta të shpërthimit ende nuk janë përcaktuar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit natyror.

Dëshmitarë në zonë kanë deklaruar se para shpërthimit kishin ndier një erë të fortë gazi.

Një grua që punonte pranë vendit të ngjarjes tha se kishte parë tym dhe shembjen e ndërtesës.

Ajo tregoi gjithashtu se në zonë ishte ndier një erë e fortë gazi para shpërthimit.

Një tjetër dëshmitare tha se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Sipas saj, në momentin e ngjarjes kishte erë gazi dhe tym.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Italia miraton ndalimin e burkës në shkolla dhe kufizon numrin e nxënësve të huaj

Italia miraton ndalimin e burkës në shkolla dhe kufizon numrin e nxënësve të huaj

​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit në Padova, policia e gjeti pas sinjalit të telefonit

​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit në Padova, policia e gjeti pas sinjalit të telefonit

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Presidenti palestinez në OKB: Çfarë po prisni për ta mbrojtur popullin tonë?

Presidenti palestinez në OKB: Çfarë po prisni për ta mbrojtur popullin tonë?

Ambasada e SHBA-së: Presim me padurim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

Fillon rishtaz gjykimi për masakrën në Mejë, mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve

Fillon rishtaz gjykimi për masakrën në Mejë, mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve

Haxhiu priti ambasadorin danez, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit

Haxhiu priti ambasadorin danez, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Tërmet në Maqedoni të Veriut

BQK forcon bashkëpunimin me Bankën Kombëtare të Kroacisë

BQK forcon bashkëpunimin me Bankën Kombëtare të Kroacisë

Hamza kërkon procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara: E respektojmë vendimin e Kushtetueses

Hamza kërkon procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara: E respektojmë vendimin e Kushtetueses

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën