Ka nisur mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Reutlingen të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të Konusllatës së Përgjitshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart kjo është një mundësi për fëmijët shqiptarë në Reutlingen.
“Një mundësi e re për fëmijët shqiptarë në Reutlingen dhe rrethinë: ka filluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe, me synimin që fëmijët tanë të ruajnë dhe të zhvillojnë njohuritë e tyre për gjuhën amtare, historinë, kulturën dhe traditat shqiptare”, thuhet në njoftim të Konsullatës.
Konsulli i përgjithshëm, Hamdi Bërbatovci, përshëndeti fillimin e kësaj nisme.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se konsullata shpërndau abetaren dhe materiale të tjera mësimore në gjuhën shqipe.
“Në mbështetje të nxënësve dhe procesit mësimor, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart shpërndau abetaren dhe materiale të tjera mësimore në gjuhën shqipe.Ftojmë familjet shqiptare në Reutlingen dhe rrethinë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Përmes këtyre iniciativave, krijojmë së bashku mundësi që fëmijët tanë të mbajnë gjallë lidhjen me gjuhën, kulturën dhe prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Mësimi, sipas njoftimit të konsullatës, do të zhvillohet në shkollën HAP Grieshaber Gymnasium im BZN, Ëittumstraße 37, 72768 Reutlingen, nën udhëheqjen e mësueses Albina Bilalli-Zeqiri.







