TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK mbështet protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
PDK mban sot konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se mbështet protestat e nesërme në të gjitha komunat e Kosovës, të thirrura nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat do të mbahen në qytete të ndryshme të vendit, pas vendimit të padrejtë të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PDK e konsideron të domosdoshëm respektimin e zërit të qytetarëve, të cilët përmes këtyre protestave po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi.

Në një komunikatë për media Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar lart të gjitha protestat që tash e dhjetë ditë po zhvillohen në Kosovë, si dhe protestat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi, në vende të ndryshme të Evropës dhe kudo tjetër në botë, ku qytetarët po shprehin mospajtimin e tyre ndaj këtij vendimi.

PDK-ja ka deklaruar se pjesëmarrja e qytetarëve në sheshet e Kosovës, për dhjetë ditë me radhë, përcjell një mesazh të qartë nga protestuesit se vendimi i Gjykatës Speciale nuk është marrë në emër të popullit të Kosovës.

Krahas këtyre protestave të organizuara deri tani, PDK i fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht edhe në protestën e thirrur nga platforma “Liria ka emër”, më 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Reagimi qytetar në Kosovë dhe në diasporë është një zhvillim publik që institucionet e vendit duhet ta trajtojnë me seriozitet. Kundërshtimi ndaj vendimit të Hagës po shprehet çdo ditë në sheshe, në mënyrë paqësore dhe demokratike”, thuhet në komunikatë.

Në të njëjtën kohë, PDK thotë se përgjegjësia institucionale nuk përfundon te qytetarët që protestojnë.

“Institucionet e Kosovës dhe spektri politik duhet t’i trajtojnë me seriozitet dhe urgjencë hapat institucionalë dhe ligjorë që lidhen me procesin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe fazat e mëtejshme të tij”, thuhet në komunikatë.

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe institucional lidhur me procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e konsideruar prioritet votimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara./teve1.info/

Tags: Gjykata SpecialepdkProtestatTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Vdekja e një personi në Mitrovicë, intervistohet një person për “Mosdhënie të ndihmës”

Rrustemi: Jemi për ta votuar njërin prej 22 deputetëve të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit

​Rrustemi: LVV-ja do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjedhur presidentin

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Të dielën protestë në Shkup kundër vendimit të Speciales

Banorët kundërshtojnë dhënien në shfrytëzim të 99 hektarëve në Kçiq, Peci mbron procedurën

Shërbimi danez i Inteligjencës paralajmëron për përshkallëzim të kërcënimit rus

Familja Bunjaku: Një gjykim i padrejtë në Hagë, presim që së shpejti të lirohen

Familja Bunjaku: Një gjykim i padrejtë në Hagë, presim që së shpejti të lirohen

Aksion i policisë në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Aksion i policisë në Tiranë, arrestohen 8 persona të kërkuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën