Tëvë1 ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Nga kjo marrëveshje ky Institut do të ketë në dispozicion të gjithë materialin e kronikave të realizuara nga gazetarët dhe moderatorët e tëvë1, që ndërlidhet me faktimin dhe dokumentimin e krimeve të ndryshme serbe të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rrëfime nga të mbijetuar nga lufta. Përvjetore të masakrave. Tema për të zhdukurit. Kronika të dëshmorëve, martirëve. Rrëfime në emisionet në studio. Seancat gjyqësore për krime lufte dhe cdo material që iu vlerësoni që dokumenton krimet serbe.
Brenda Institutit do të ketë një dosje në mënyrë digjitale në emër të tëvë1 dhe aty do të arkivohet dhe ruhet i gjithë materiali në emër të secilit gazetarë.







