Për herë të parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Shtabin e Përbashkët të Forcave të Gardës Kombëtare të Iowa-s, i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew G. Whitaker. Vizita ishte pjesë e udhëtimit të Sekretarit të Përgjithshëm në Iowa dhe vuri në pah rolin e rëndësishëm që Iowa vazhdon të luajë në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar vizitën e parë në Shtabin e Përbashkët të Forcave të Gardës Kombëtare të Iowa-s, i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew G. Whitaker.
Gjatw vizitës ata u takuan me drejtues të lartë të Gardës Kombëtare të Iowa-s, përfshirë Gjeneral Major Stephen Osborn, Udhëheqësin e Lartë të Nënoficerëve, Command Sgt. Maj. Matthew Strasser, Drejtorin e Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Brigade Mark Kappelmann, si dhe Drejtoreshën e Programit të Partneritetit Shtetëror, Kerri Lewers.
“Diskutimi u përqendrua te marrëdhënia shumëvjeçare e Programit të Partneritetit Shtetëror të Iowa-s me Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke përfshirë kapacitetet e FSK-së, ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të këtij partneriteti Për më shumë se një dekadë, ushtarë dhe pjesëtarë të Forcës Ajrore të Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë trajnuar dhe punuar së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ndërtuar marrëdhënie të bazuara në besim, përvojë të përbashkët dhe përkushtim ndaj sigurisë rajonale. Pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë kontribuar gjithashtu në stërvitjet dhe misionet e NATO-s, përfshirë KFOR-in në Kosovë”, thuhet nw njoftim.







