TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Kroaci ka hapësirë për t’u zgjeruar

by teve1
1 orë ago
0
A A
Kusari-Lila: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Kroaci ka hapësirë për t’u zgjeruar

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë ka potencial për t’u zgjeruar më tej.

Ajo ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, në bashkëpunim me Ambasadën e Kroacisë në Kosovë, në prag të Ditës së Biznesit Kroat në Kosovë.

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, mundësitë për rritjen e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit.

“Aktualisht, në Kosovë operojnë 77 biznese kroate. Sipas ministres Kusari-Lila, përmes aktiviteteve të përbashkëta promovuese dhe krijimit të mundësive të reja për investime synohet që ky numër të rritet më tej”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të prezantuara, eksportet e Kosovës drejt Kroacisë janë rritur për 17 për qind krahasuar me vitin paraprak, ndërsa importet kanë shënuar rënie prej 11 për qind.

Megjithatë, bilanci tregtar vazhdon të jetë në deficit për Kosovën, ndërsa ministrja ka thënë se kjo paraqet hapësirë për rritjen e eksporteve kosovare dhe për një shkëmbim më të balancuar tregtar.

Kusari-Lila ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit ekonomik kontribuon edhe në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, të cilat, sipas saj, mbështeten edhe në lidhje historike dhe në përkrahjen e Kroacisë për Kosovën./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

Rutte vizitë në Iowa, temë diskutimi bashkëpunimi me FSK-në

Rutte vizitë në Iowa, temë diskutimi bashkëpunimi me FSK-në

Kusari-Lila dhe ambasadori i ri i Francës diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila dhe ambasadori i ri i Francës diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Auto Draft

Rruga “Agim Ramadani” – Testohen semaforët e rinj, krijohen kolona të reja

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

Auto Draft

Rruga “Agim Ramadani” – Testohen semaforët e rinj, krijohen kolona të reja

Vizita e Kurtit në ShBA, kritika për mungesën e takimeve me administratën Trump

Vizita e Kurtit në ShBA, kritika për mungesën e takimeve me administratën Trump

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën