TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vizita e Kurtit në ShBA, kritika për mungesën e takimeve me administratën Trump

Kryeministri Albin Kurti që nga e hëna po qëndron në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Takimi me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan mbetet takimi i nivelit më të lartë në këtë vizitë zyrtare. Analistët në Kosovë kanë kritika për mungesën e takimeve me administratën Trump.

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
2 0
A A

Takimi me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, është takimi i nivelit më të lartë të cilin e ka zhvilluar deri më tani në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti.

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kurti takoi edhe disa prej kongresistëve amerikanë, si George Latimer, Joe Wilson dhe Mike Lawle.

Megjithatë, Kurti akoma nuk ka njoftuar për zhvillimin e ndonjë takimi me zyrtarë të administratës së Presidentit Trump.

“Kjo administratë është jashtëzakonisht e angazhuar në takime me nivele të shteteve të tjera. Kjo varet edhe sa ia ka dalë misioni diplomatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që të aranzhojë takime të tilla. Në rast se mungojnë takimet e tilla deri sa të përfundojnë këto takime, deri sa pala kosovare është atje, kjo tregon një mospërgatitje të institucioneve të vendit”, shprehet Avdi Smajljaj- analist politik.

E në rast se deri në fund të vizitës në SHBA, Kurti nuk realizon ndonjë takim me administratën Trump, profesori Jeton Kelmendi e cilëson si dështim të rëndësishëm.

“Është e papranueshme që Kosovës po i ndodh për herë të parë të shkojë në nivelin më të lartë, pra kryeministri i shtetit, dhe të mos ketë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë, natyrisht në të dyja dhomat, në Kongres dhe në Senatin amerikan. Kjo dëshmon se Kosova nuk i ka marrëdhëniet e mira me SHBA-të”, thotë Kelmendi.

Në të gjitha takimet që Kurti zhvilloi në SHBA, tregoi se ka folur edhe për padrejtësinë e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.

Këtë e vlerëson si veprim të qëlluar, profesori Avdi Smajljaj.

“Është një mundësi e mirë e Kosovës për përfaqësim atje dhe një mundësi e mirë që, pas vendimit të Gjykatës së Hagës, është mundësi e mirë që Kosova përmes këtyre takimeve të tregojë pozicionin e vet, të tregojë që ky vendim është i papritur dhe tregon një shkallë të lartë të padrejtësisë”, vlerëson ai.

Në Nju Jork bashkë me Kurtin po qëndrojnë edhe disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritarë, si dhe përfaqësues të Luginës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Një person vdes pas një aksidenti komunikacioni në Prizren

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

Rutte vizitë në Iowa, temë diskutimi bashkëpunimi me FSK-në

Kusari-Lila dhe ambasadori i ri i Francës diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila dhe ambasadori i ri i Francës diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

Auto Draft

Rruga “Agim Ramadani” – Testohen semaforët e rinj, krijohen kolona të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën