TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nata e shtatë e protestës në Prishtinë kundër verdiktit të Speciales

by teve1
1 orë ago
0
A A
Nata e shtatë e protestës në Prishtinë kundër verdiktit të Speciales

Protesta kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon edhe sonte në Prishtinë.

Për të shtatën natë me radhë, mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Në emër të popullit shpallen të pafajshëm” dhe “Liria ka emër”, si dhe me flamuj kombëtarë dhe flamuj të UÇK-së, protestuesit po kërkojnë drejtësi për katërshen e UÇK-së.

Në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka emër”, po marrin pjesë qytetarë të shumtë, pavarësisht përkatësive të tyre politike.

Në mesin e të pranishmëve janë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Altin Krasniqin, djalin e Jakup Krasniqit, dhe Klestor Veselin, djalin e Kadri Veselit.

Ndryshe, protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale janë organizuar ditëve të fundit edhe jashtë Kosovës.

Tubime janë mbajtur në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Kanada, ndërsa kundërshtime ndaj vendimit janë shprehur edhe nga diaspora shqiptare në vende të tjera.

Më 16 shtator, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara e dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, respektivisht me gjithsej 81 vjet.

Ata u shpallën fajtorë për një numër krimesh lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Tani pritet që mbrojtja të dërgojë çështjen në Apel./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

A ka sinjale për arrestime të reja nga Specialja?

A ka sinjale për arrestime të reja nga Specialja?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën