Presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur luftën me Iranin gjatë fjalimit të tij në OKB, ku deklaroi se beson se do të ketë marrëveshje menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit.
“A do të arrihet një marrëveshje me Iranin që do t’i lejojë ata të rindërtojnë dhe të krijojnë një vend shumë më të mirë se sa ishte më parë, apo duhet ta shkatërroj Republikën Islamike?”, tha Trump para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fjalimin e tij.
“A t’i çoj në ferr pa asnjë shans mbijetese?” vazhdoi ai në mënyrë retorike.
“Por unë besoj se do të arrijmë një marrëveshje menjëherë pas zgjedhjeve, sepse nuk do të kishte kuptim të mos e bënim këtë”, tha ai, citon Al Jazeera.
Presidenti amerikan argumentoi se Irani po priste të shihte rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor.
“Ajo që ata nuk e kuptojnë është se unë nuk po kandidoj”, tha ai, duke shtuar se ai tashmë i kishte fituar zgjedhjet presidenciale “me një shumicë dërrmuese” dhe se çdo rezultat në nëntor nuk do ta ndryshojë politikën e tij ndaj Iranit.









