TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Email kërcënues ndaj EULEX-it dhe disa përafqësive diplomatike, shkak dënimi i ish-krerëve të UÇK-së

Një email kërcënues u është dërguar ambasadave që veprojnë në Kosovë, ku u kërkohej llogari për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe paralajmëroheshin veprime nga populli. Këtë nuk e kanë konfirmuar ambasadat por as Policia e Kosovës, megjithatë u kërkua që të shtohet vigjilenca e institucioneve të sigurisë.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
0 0
A A

Kundërshtimet nisën nga dita kur u shqiptua aktgjykimi dënues për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Qytetarë të shumtë u nisën drejt selisë së EULEX-it ku edhe dëmtuan pronat e saj, si shenjë revolte për këtë vendim.

E më 19 shtator, një email me tone kërcënuese pranuan disa prej ambasadave që operojnë në vend dhe institucione si EULEX.

Këtë email, të cilin e ka siguruar tëvë1, shihet se një person përdori gjuhë të ashpër ndaj këtyre përfaqësive diplomatike.

“Ku jeni, o tufë bastardësh, kjo ndërmarrje e përbashkët banditësh, ambicia e të cilëve është të sundojnë pikërisht si Rusia? Nuk është rastësi që Rusia fashiste e Putinit gëzon më shumë prestigj në botë sot sesa ju. Sepse ju i tradhtoni aleatët tuaj. Por duke dënuar UÇK-në, ju keni ngritur në këmbë një popull të tërë. Keni zgjuar shpirtin e fjetur të një kombi. Ju bastardë menduat se Thaçi ishte një figurë që mund t’ia dorëzonit thjesht Serbisë si dhuratë. Gabuat rëndë”, thuhet ne Email.

Aty kritikohej edhe puna e tyre, duke thënë se vendimi i marrë është kontribut edhe i punës së tyre, andaj paralajmëron veprime.

“Kur menduat se e kishit gjunjëzuar UÇK-në, populli e ngriti atë si një feniks. Ju e bashkuat popullin si kurrë më parë. Treguat se jeni të pabesueshëm. Se i ndëshkoni aleatët tuaj në mënyrën më brutale, duke përdorur prova të fabrikuara serbe. Populli i Kosovës do ta fshijë bythën me vendimin tuaj antihistorik. Populli i Kosovës nuk do ta pranojë kurrë atë vendim të turpshëm, të hartuar në zyrat e BE-së si dhuratë për Serbinë dhe të lexuar nga krimineli gjakatar Charles Smith, i cili, ndërsa ishte pjesë e EULEX-it, kishte kërkuar dënime politike kundër shqiptarëve. Prandaj, nuk ka më asnjë respekt për ju. Nuk ju kemi asnjë borxh. Shkoni në djall”, thuhet tutje në Email.

Përmes burimeve në institucione, tëvë1 ka mësuar se dyshimet e para mund të jenë që email-i është shkruar nga Serbia.

Megjithatë, për këtë çështje mediumi ka pyetur Policinë e Kosovës, si dhe të gjitha ambasadat që kanë pranuar një email të tillë.

Por, përgjatë ditës asnjë nga këto institucione nuk ka kthyer përgjigje për televizionin.

E ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi, vlerëson së situata aktuale si kjo e protestave ndaj vendimit, janë të favorshme vetëm për shërbimet e huaja.

“Ti shfrytëzojnë edhe rrjetet sociale që të dërgojnë edhe video fake, të ndryshme t’i mashtrojnë popullatën, t’i mashtrojnë njerëzimin, por në fund të fundit qëllimi kryesor është destabilizimi i situatës edhe politike por edhe të sigurisë në Kosovë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm, të jemi të kujdesshëm informatat e tilla duhet marrë, t’i analizojmë duhet t’i ndajmë edhe me miqtë tanë para se t’i marrim veprimet e caktuara”, u shpreh ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi.

Ndryshe, nga 16 shtatori janë organizuar 8 protesta në Prishtinë, në kundërshtim të aktgjykimit dënues.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën