Komuna e Gjilanit ka shpërndarë sot rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët e familjeve në nevojë.
Sipas njoftimit komunal, ndihma është realizuar përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ajo synon të mbështesë familjet që përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike.
“Mbështetja e kategorive në nevojë dhe përkujdesja ndaj fëmijëve mbeten pjesë e rëndësishme e angazhimit institucional të Komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Komuna ka paralajmëruar vazhdimin e masave dhe iniciativave për mbështetjen sociale dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.








