Një shtetas nga Kosova është intervistuar për kontrabndim me migrantë, pasi në veturën e tij janë gjetur katër shtetas të huaj.
Ai është ndaluar për kontroll në Vërmicë më 21 shtator, dhe pas intrevistimit me vendim të prokurorit është liruar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Është ndaluar automjeti me targa vendore i drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku në automjet janë gjetur katër migrantë shtetas të huaj. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa migrantët janë trajtuar dhe dërguar në qendrën strehimore përkatëse”, thuhet në raportin 24-orësh.







