TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mediumi gjerman kritikon vendimin e Hagës: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit u dënuan më pak

by Tëvë1
1 orë ago
4
A A
Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Mediumi gjerman “Cicero” ka publikuar një analizë të gjerë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke vënë në fokus veçanërisht dënimin prej 25 vjetësh burgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Analiza, e publikuar më 20 shtator dhe e autorit Alexander Rhotert, ndalet te fakti se të akuzuarit janë liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa kritikat e ardhura nga Kosova për lartësinë e dënimeve vlerësohen si të kuptueshme.

Në shkrim bëhet edhe një krahasim me disa figura nga Serbia dhe Bosnja, të cilat janë dënuar nga tribunale ndërkombëtare për krime të rënda të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“Cicero” përmend Biljana Plavšić, e cila ishte dënuar me 11 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Vojislav Šešelj me 10 vjet, Jovica Stanišić me 15 vjet, si dhe ish-gjeneralin e policisë serbe Vlastimir Đorđević, i dënuar me 18 vjet burgim.

Sa i përket Đorđevićit, artikulli rikujton se ai ishte dënuar për krime të lidhura me trajtimin e civilëve shqiptarë të Kosovës.

Në këtë kuadër, autori Rhotert argumenton se, nëse dënimi i Thaçit krahasohet me raste të tjera nga ish-Jugosllavia ku janë shqiptuar dënime edhe për krime kundër njerëzimit, dënimi prej 25 vjetësh burgim mund të shihet si dukshëm më i lartë.

Sipas analizës, pikërisht krahasimi mes rastit të Thaçit dhe atij të Đorđevićit ngre të paktën “një pikëpyetje”, megjithëse autori thekson se rastet janë trajtuar nga dy gjykata të ndryshme.

“Cicero” ndalet gjithashtu te përfundimet e Gjykatës Speciale lidhur me akuzat për krime kundër njerëzimit.

Sipas analizës, Gjykata nuk ka konstatuar se të dënuarit kishin për qëllim dëbimin apo vrasjen masive të personave jo-shqiptarë, ndërsa akuza nuk arriti të provonte ekzistencën e një synimi të tillë.

Analiza është shkruar nga politologu Alexander Rhotert, i cili, sipas biografisë së publikuar nga “Cicero”, e ka studiuar ish-Jugosllavinë që nga viti 1991 dhe ka punuar për rreth dy dekada në struktura të Kombeve të Bashkuara, NATO-s, OSBE-së, OHR-së dhe Bashkimit Evropian.

Tags: HagaHashim ThaciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Kulla: Mendoj që gjykimi në Apel për ish-krerët e UÇK-së mund të nisë pas dy vitesh

Kulla: Mendoj që gjykimi në Apel për ish-krerët e UÇK-së mund të nisë pas dy vitesh

Shpërndahen protestuesit në shesh, përfundon protesta

Shpërndahen protestuesit në shesh, përfundon protesta

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën