Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike në Prishtinë, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:50.
Sipas Policisë, tre të dyshuarit janë përleshur mes vete, ndërsa dy prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, ku si pasojë dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.




