TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jashari kërkon anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut A5

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Jashari kërkon anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut A5

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut A5, e cila këtë vit u mbajt në Zadar të Kroacisë.

Konferenca u zhvillua nën drejtimin e Komandantit të Komandës së SHBA-së për Evropë (EUCOM), gjeneralit Alexus G. Grynkewich, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Kroacisë dhe me pjesëmarrjen e shefave të mbrojtjes nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit të nivelit të lartë u diskutua për sfidat aktuale gjeopolitike dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në Ballkan.

Në margjinat e konferencës, gjeneral Jashari zhvilloi takime dypalëshe me zyrtarë të lartë ushtarakë ndërkombëtarë, përfshirë Komandantin e EUCOM-it, gjeneral Alexus G. Grynkewich, si dhe zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFC Naples), gjeneral Peter K. Scot.

Sipas njoftimit, në këto takime u diskutua për thellimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave, koordinimin operacional dhe mbështetjen strategjike që partnerët euroatlantikë ofrojnë për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Jashari u takua gjithashtu me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen Osborn. Në këtë takim, theksi u vendos te rritja e bashkëpunimit dhe forcimi i partneritetit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Në fjalën e tij në konferencë, Jashari kërkoi zyrtarisht që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut.

Ai theksoi se, sipas vlerësimit të Kosovës, tranzicioni i FSK-së dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në misione ndërkombëtare e pozicionojnë vendin si partner të besueshëm në fushën e sigurisë.

Kërkesa për anëtarësim të plotë në Kartën e Adriatikut vjen në kuadër të synimeve të Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe strukturat euroatlantike të sigurisë.

Tags: FSKKarta e AdriatikutKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ipeshkvi Dodë Gjergji pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot duhet të bashkohemi si komb

Ipeshkvi Dodë Gjergji pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot duhet të bashkohemi si komb

Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së vazhdon sonte në Prishtinë

Veton Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për situatën pas vendimit të Speciales

Veton Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për situatën pas vendimit të Speciales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën