TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Petritsch rrëfen për Thaçin: Ishte shumë i ri, por kishte inteligjencën politike

by teve1
1 orë ago
0
A A
Petritsch rrëfen për Thaçin: Ishte shumë i ri, por kishte inteligjencën politike

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën gjatë viteve 1998-1999, ka rrëfyer për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” përvojën e tij nga negociatat me Hashim Thaçin dhe rolin që ai kishte në UÇK gjatë luftës së Kosovës.

Petritsch, i cili e ka njohur nga afër Thaçin gjatë negociatave të asaj kohe, tha se politikani kosovar ishte shumë i ri, por kishte “inteligjencën politike” që kërkohej nga situata.

“Pavarësisht moshës së re, Thaçi kishte inteligjencën politike që i nevojitej situatës së asaj kohe”, deklaroi Petritsch.

Duke folur për takimet në Rambouillet, ku po zhvilloheshin përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar përshkallëzimin e luftës, diplomati austriak kujtoi presionin që iu bë Thaçit për të pranuar propozimet perëndimore.

Sipas tij, Thaçi e përjetonte situatën me frikë të madhe, pasi një vendim i gabuar mund t’i kushtonte jetën.

“Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika”, tha Petritsch.

Ai shtoi se Thaçi ishte tejet i përqendruar gjatë bisedimeve dhe përgjigjej shkurt, ndërsa vazhdimisht konsultohej me njerëzit në Kosovë për të përcaktuar se deri ku mund të shkonte në negociata.

“Ai druante se një vendim i gabuar mund t’i kushtonte me jetë në Kosovë. Do ta eliminonin”, u shpreh Petritsch.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës lidhej me çështjen e zinxhirit komandues të UÇK-së, një nga pikat kyçe të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe bashkëakuzuarve të tij.

Petritsch tha se UÇK-ja përpiqej të paraqitej para ndërkombëtarëve si një forcë e organizuar, me hierarki të qartë, por sipas tij realiteti në terren ishte më kompleks.

“UÇK-ja bënte përpjekje të mëdha për t’u paraqitur para nesh si një trupë ushtarake apo paraushtarake e organizuar mirë dhe me një hierarki strikte. Por përshtypja që ajo dëshironte të krijonte nuk përkonte domosdoshmërisht me realitetin”, deklaroi ai.

Petritsch e përshkroi UÇK-në si një organizatë heterogjene, ku ndikimi i Thaçit nuk ishte i njëjtë në të gjitha zonat.

“Kjo nuk mund të thuhet kështu”, tha ai, kur u pyet nëse asgjë nuk bëhej pa Thaçin.

Sipas diplomatit austriak, në disa zona Thaçi kishte ndikim të drejtpërdrejtë, ndërsa në rajone të tjera ndikimi i tij ishte shumë më i kufizuar.

“UÇK-ja ishte një organizatë heterogjene”, theksoi Petritsch.

Petritsch tregoi edhe për një rast të dimrit të viteve 1998-1999, kur UÇK-ja kishte zënë robër disa dhjetëra ushtarë serbë dhe po negociohej për lirimin e tyre.

Sipas tij, marrëveshja ishte negociuar fillimisht me komandantët lokalë të UÇK-së, por ata kërkuan edhe miratimin e Thaçit.

“Ata thanë se tani duhej të jepte miratimin edhe Thaçi, përndryshe marrëveshja nuk do të ishte e vlefshme”, rrëfeu Petritsch.

Thaçi u kontaktua me telefon dhe, sipas Petritschit, dha miratimin për marrëveshjen.

Megjithatë, diplomati theksoi se kjo nuk nënkuptonte se Thaçi kontrollonte të gjithë UÇK-në.

“Vetëm pak fshatra më tutje, ai me shumë gjasë nuk do të kishte luajtur asnjë rol në bisedime të ngjashme”, tha ai.

Në fund të intervistës, Petritsch foli edhe për mundësinë e apelimit të aktgjykimit ndaj Thaçit.

Duke iu referuar rasteve të tjera të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ai tha se vendimet e shkallës së parë mund të ndryshojnë në procedurat e apelit.

Ai përmendi rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina, i cili fillimisht ishte dënuar nga Tribunali i Hagës dhe më pas ishte shpallur i pafajshëm në apel.

“Aktgjykimi i sotëm nuk ishte domosdoshmërisht fjala e fundit”, deklaroi Petritsch./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu kërkon dorëheqjen e Bashës e Gërvallës, Anton Qunit i kërkon të largohet nga politika

Musliu kërkon dorëheqjen e Bashës e Gërvallës, Anton Qunit i kërkon të largohet nga politika

​Klestor Veseli në protestën gjithëpopullore: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

​Klestor Veseli në protestën gjithëpopullore: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

LDK-ja nderon Flora Brovinën, Abdixhiku dhe Osmani bëjnë homazhe

LDK-ja nderon Flora Brovinën, Abdixhiku dhe Osmani bëjnë homazhe

​Protesta në mbështetje të katërshes së UÇK-së, Limaj: Duhet lidership i fuqishëm për ta kthyer drejtësinë

​Protesta në mbështetje të katërshes së UÇK-së, Limaj: Duhet lidership i fuqishëm për ta kthyer drejtësinë

Ronaldo me shifër prej 975 golave në karrierë

Portugalia fton Cristiano Ronaldon për Ligën e Kombeve

Kosova U21 gati për fitore ndaj Rumaninë

Kosova U21 gati për duelet kualifikuese

Musliu kërkon dorëheqjen e Bashës e Gërvallës, Anton Qunit i kërkon të largohet nga politika

Musliu kërkon dorëheqjen e Bashës e Gërvallës, Anton Qunit i kërkon të largohet nga politika

​Klestor Veseli në protestën gjithëpopullore: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

​Klestor Veseli në protestën gjithëpopullore: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

LDK-ja nderon Flora Brovinën, Abdixhiku dhe Osmani bëjnë homazhe

LDK-ja nderon Flora Brovinën, Abdixhiku dhe Osmani bëjnë homazhe

​Protesta në mbështetje të katërshes së UÇK-së, Limaj: Duhet lidership i fuqishëm për ta kthyer drejtësinë

​Protesta në mbështetje të katërshes së UÇK-së, Limaj: Duhet lidership i fuqishëm për ta kthyer drejtësinë

Lushtaku: Partitë e tjera politike të reflektojnë mbi situatën dhe krizën e drejtësisë

Lushtaku: Partitë e tjera politike të reflektojnë mbi situatën dhe krizën e drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën