Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka kanosur një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator, rreth orës 18:20.
Në raport bëhet e ditur se i dyshuari, pas arrestimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas e kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti ishte iniciuar si “Dhunë në familje” /teve1.info/







