Një person është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka dhunuar një grua në Novobërdë.
Rasti është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë, ku thuhet se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar procedurat e mëtejme hetimore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin policor./teve1.info/








