Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Ngjarja është raportuar më 17 shtator rreth orës 20:52. Policia ka sekuestruar një pistoletë, një fishek dhe tri gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.








