TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diaspora shqiptare proteston në Times Square,kërkon liri për ish-krerët e UÇK-së

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Diaspora shqiptare proteston në Times Square,kërkon liri për ish-krerët e UÇK-së

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është mbledhur në Times Square të Nju-Jorkut në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pamje nga tubimi ka publikuar në Facebook prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i cili tha se diaspora shqiptare është bashkuar me kërkesën për liri për ish-krerët e UÇK-së.

“Të gjithë bashkë, për një qëllim — liri për çlirimtarët!”, shkroi Hajdari.

Sipas tij, shqiptarët në diasporë u mblodhën “si një trup i vetëm”, për të qëndruar pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët Hajdari tha se beson se janë dënuar padrejtësisht.

“Pavarësisht se nga cila trevë shqiptare vijmë, sot na bashkon Kosova, na bashkon historia jonë dhe respekti për ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e saj”, shkroi ai.

Hajdari tha se mesazhi i diasporës nga Amerika dhe vende të tjera është se nuk do t’i harrojë ish-krerët e UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

“Së bashku kemi qenë në ditët më të vështira dhe së bashku do të vazhdojmë të qëndrojmë edhe sot — si vëllezër e motra, si një diasporë dhe si një komb”, tha Hajdari.

Tubimi në Times Square u zhvillua një ditë pasi Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. Të katër u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa u shpallën fajtorë për disa akuza për krime lufte.

“Liri, drejtësi, dinjitet. Së bashku për vëllezërit tanë. Së bashku për çlirimtarët”, përfundoi Hajdari.

Tags: new yorkProtestaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie çmimi global i naftës

MINT: Nuk është vërejtur abuzim me çmimet e derivateve

Plaku, familjar i Thaçit: Padrejtësi e madhe, marre ju qoftë atyre gjyqtarëve!

Plaku, familjar i Thaçit: Padrejtësi e madhe, marre ju qoftë atyre gjyqtarëve!

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Haxhiu kujton Xhavit Hazirin në 28-vjetorin e rrëmbimit: Kërkimi ynë nuk do të ndalet

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

Bebe Rexha rrëfen kujtimet e fëmijërisë në Maqedoni

Nesër nga ora 12:00 protestë në Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta shpalosin planin

Nesër nga ora 12:00 protestë në Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta shpalosin planin

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën