Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit të sanimeve teknike.
Sipas Korporatës Energjetike të Kosovës, procesi i startimit të njësisë ka nisur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:30.
KEK ka njoftuar se njësia A4 aktualisht është në operim dhe gjendja e saj paraqitet stabile.
“Korporata Energjetike e Kosovës” ka vlerësuar punën e stafit teknik dhe të punonjësve të Termocentralit “Kosova A”, duke theksuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre gjatë procesit të rikthimit të njësisë në funksion.
Sipas KEK-ut, angazhimi i vazhdueshëm i stafit teknik është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike.
Rikthimi i A4 në operim vjen pas përfundimit të punimeve teknike, me ç’rast njësia është sinkronizuar me rrjetin dhe ka nisur punën sipas planifikimit.







