TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori gjerman: Aktgjykimi i Hagës s’i përjashton aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për krimet në Kosovë

by teve1
1 orë ago
2
A A
Ambasadori gjerman: Aktgjykimi i Hagës s’i përjashton aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për krimet në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimeve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Në deklaratën e tij, ambasadori gjerman ka theksuar se procesi gjyqësor kishte në qendër akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke nënvizuar se çështja nuk kishte të bënte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si të tillë apo me synimin e saj për pavarësinë e Kosovës.

Gjermania, sipas tij, e ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara, duke e konsideruar atë të rëndësishme për trajtimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, forcimin e sundimit të ligjit dhe afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ambasadori ka vlerësuar gjithashtu se Kosova, përmes themelimit të Dhomave të Specializuara dhe bashkëpunimit me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), ka dëshmuar se përmbush përgjegjësinë e saj për trajtimin e krimeve të luftës.

“Ky aktgjykim në asnjë mënyrë nuk i përjashton aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për konfliktin e armatosur dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut të kryera kundër popullsisë në Kosovë në fund të viteve ’90”, thuhet në deklaratë.

Sipas ambasadorit, këto krime tashmë janë hetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe kanë çuar në ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

Në fund, ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë aktgjykimin dhe të respektojnë dinjitetin e viktimave.

Ndryshe, Specialja të mërkurën dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin për krime lufte, me 18 vjet burgim Kadri Veselin e 13 vjet Rexhep Selimin. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës i bashkohen protestuesve para ndërtesës së Qeverisë

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës i bashkohen protestuesve para ndërtesës së Qeverisë

“Sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit”, Daut Haradinaj reagon për zhvillimet e fundit

“Sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit”, Daut Haradinaj reagon për zhvillimet e fundit

Majko: Vendimi i Hagës na bëri të qartë se Kosova dhe Shqipëria kanë vetëm njëra-tjetrën

Majko: Vendimi i Hagës na bëri të qartë se Kosova dhe Shqipëria kanë vetëm njëra-tjetrën

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën