Djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, Bekim Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Jashari nuk ka komentuar asgjë rreth aktgjykimit, por ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Instagram, së bashku me një mesazh.
“Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar Bekim Jashari.
Katër ish-krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan në shkallë të parë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselit iu shqiptua dënimi me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim, duke ua llogaritur kohën prej gati gjashtë vjetësh të kaluar në paraburgim. Të katërtit u dënuan për krime lufte.








