TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Britania e Madhe pas aktgjykimit në Hagë: Kosova mbetet mike dhe partnere e afërt

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Britania e Madhe pas aktgjykimit në Hagë: Kosova mbetet mike dhe partnere e afërt

Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ritheksuar mbështetjen për Kosovën dhe duke bërë thirrje për qetësi pas vendimit.

Ministri britanik për Evropën, Stewart Wood, ka deklaruar se Londra respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor, ndërsa ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet mike dhe partnere e afërt e Kosovës, duke mbështetur fuqishëm sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial, si dhe paqen në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Wood.

Ai ka rikujtuar edhe rolin e Britanisë së Madhe në ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe mbështetjen për Kosovën.

“Jemi krenarë për rolin që luajtëm së bashku me aleatët e NATO-s në ndihmën për parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999 dhe në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, ka thënë Wood.

Duke komentuar aktgjykimin, ministri britanik e ka cilësuar atë si një moment të rëndësishëm, por ka bërë të qartë se vendimi lidhet me individët e gjykuar dhe jo me statusin e Kosovës.

“Aktgjykimi i sotëm është një moment i rëndësishëm, por nuk është një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj”, ka deklaruar ai.

Wood u ka bërë thirrje liderëve politikë dhe figurave publike që të tregojnë përgjegjësi në reagimet e tyre dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrisë tensionet.

“Gjetjet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe nuk duhet të përdoren për të nxitur tensionet ndërmjet komuniteteve apo në mbarë rajonin”, ka thënë Wood.

Ai ka shtuar se në këtë periudhë, prioritet duhet të jetë ruajtja e qetësisë dhe sigurisë.

“Në këtë moment të rëndësishëm, liderët politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve mbi të gjitha”, ka deklaruar ministri britanik.

Në fund, Wood ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët në rajon për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe sigurinë për të gjitha komunitetet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia holandeze tregon se dy protestues u arrestuan në Hagë

Policia holandeze tregon se dy protestues u arrestuan në Hagë

Kroacia: Aktgjykimi i Hagës nuk ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë

Kroacia: Aktgjykimi i Hagës nuk ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup: Për mua, drejtësia nuk është dhënë, shqiptarët e dinë mirë se liria nuk na u fal

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup: Për mua, drejtësia nuk është dhënë, shqiptarët e dinë mirë se liria nuk na u fal

Kos vjen në Prishtinë të enjten, të premten mban tri takime, me Kurtin flet para medieve

Kos: Vendimet e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen

Emisioni “Ditari” 16.09.2026

Serwer pas vendimit të Speciales: Amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar

Serwer pas vendimit të Speciales: Amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar

Britania e Madhe pas aktgjykimit në Hagë: Kosova mbetet mike dhe partnere e afërt

Britania e Madhe pas aktgjykimit në Hagë: Kosova mbetet mike dhe partnere e afërt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën