Pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musliu e ka cilësuar vendimin e marrë si “kriminal” dhe të padrejtë, derisa ka shtuar se e kupton shqetësimin e qytetarëve.
“E padrejtë, prandaj, e kuptoj mllefin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot e shprehin në çfarëdo forme. Nuk jam me thy institucione, por, e kuptoj thellësisht brengen, shqetësimin e qytetarëve. Nëse vërtetë dikush ka bërë krim, sot ka bërë krim Gjykata Speciale me dënimet që i dha për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mllefi jonë nuk është për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, sepse ata kanë qenë në gjendje të vdesin për këtë vend, dhe vdesin sa herë t’i lyp Kosova”, tha Musliu.







