Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e shpallur sot në Hagë.
Sipas Ramës, ky aktgjykim është një verdikt i padrejtë, por ai ka theksuar se beteja nuk përfundon këtu.
“Një verdikt i padrejtë dhe i rëndë për të gjithë ne! Por ky nuk është fundi. Beteja vazhdon për të vërtetën, për drejtësinë, për dinjitetin dhe për mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së”, tha ai.
Tutje, Rama tha se sot, më shumë se kurrë, duhet të qëndrojnë të bashkuar.
“Sot, më shumë se kurrë, na duhet të qëndrojmë bashkë. Ka momente që na sprovojnë si shoqëri, por pikërisht atëherë duhet të na bashkojë ajo që është më e madhe se secili prej nesh: respekti për sakrificën, për historinë tonë dhe për të vërtetën”, thuhet më tej në reagimin e Ramës.







