Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka reaguar shkurt pas vendimit, duke shkruar: “Jo në emrin tim!”
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.
Në total, katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vjet burgim.







